Florand Shehu, shqiptari që vrau gruan e tij pak ditë më parë në banesën e tyre në Greqi, është sulmuar nga të afërmit e viktimës teksa shoqërohej nga uniformat blu për në gjykatë.
Mediat greke bëjnë me dije se ai u qëllua nga të afërmit e saj ndërsa policia ndërhyri duke shoqëruar autorin ndërsa ka ndaluar disa nga të afërmit e viktimës.
Autori ka deklaruar para policisë se e ka vrarë të shoqen teksa ajo e fundit ndodhej në gjumë. Ai është shprehur se gruaja u përpoq të rezistonte por ai e shtyu me forcë derisa u mori jetën.
“Ajo ishte duke fjetur me shpinë dhe unë nxitova duke mëshuar mbi të. I vura majën e një thike në qafë dhe më pas i mbylla gojën. Ajo arriti të më kafshojë. I mbylla gojën me të dyja duart që ajo të mos bërtiste. Kur ajo ndaloi së bërtituri e qëllova”, ka deklaruar ai.
Tronditës është fakti që ai ka deklaruar në polici se e shoqja ishte mbyllur shpesh herë në dhomat e shtëpisë duke kyçur derën me çelës pasi kishte frikë prej tij. Një person i tretë i tha policisë se ai kishte marrë të gjithë çelësat e dhomave në mënyrë që ajo të mos izolohej prej tij.
Në mënyrë gjakftohtë ai tha para policisë “Dera ishte e hapur, pasi kisha fshehur çelësat nga dyert në mënyrë që ajo të mos mbyllej përsëri”.