FOTO&VIDEO

Vriten dhjetëra ushtarë të Putinit/ Ukraina godet me raketat amerikane postën ushtarake. VIDEO kur digjen kamionët me shkronjën “Z”

Dhjetëra ushtarë rusë janë vrarë në sulmin e parë të Ukrainës mbi postet komanduese të Moskës, duke përdorur raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi.

Të paktën 40 ushtarë rusë vdiqën pasi trupat ukrainase përdorën një sistem amerikan HIMARS për të hedhur në erë një bazë pranë qytetit të Izyum në Donbas, thanë komandantët ukrainas.

Pamjet që u publikuan në mediat botërore të dielën, treguan pasojat e sulmit ku shihej qartazi ndërtesa e goditur dhe kamionët e luftës me mbishkrimin “Z” të shpërthyer në flakë.

Ukraina tha se breshëria e raketave goditi një shkollë në Izyum e cila po përdorej si bazë ushtarake nga forcat ruse në rajon.

Ata ishin nga Ushtria e 20-të e Qarkut Ushtarak Perëndimor të Forcave të Armatosura Ruse, njësia 89425, me bazë fillimisht në Voronezh.

“I gjithë personeli i vendosur në postin komandues u çmilitarizua – mbi 40 persona,” pretendoi Ukraina.

Rusia e pranoi sulmin dhe tha se ishte kryer me HIMARS, por theksoi se në fakt kishte goditur një spital dhe kishte vrarë dy civilë.

Amerika filloi dërgimin e sistemeve të avancuara të artilerisë me raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë në fillim të këtij muaji, pas kërkesave të përsëritura nga Kievi, i cili tha se i duheshin armët për të niveluar fushën e lojës me bateritë ruse në Donbas.

Sistemet kërkohen për aftësinë e tyre për të kryer goditje precize në distanca të gjata – më shumë se dyfishi i rrezes së obuseve që Perëndimi ka dërguar tashmë.

Komandantët e Ukrainës thanë se synojnë të përdorin sistemet e artilerisë për të goditur thellë pas vijës së frontit rus, duke shkatërruar poste komanduese si ajo në Izyum.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

9 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

22 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago