LAJME

Vritet anëtari i fisit “Bajri”, forcat speciale drejt Shkodrës

Viktima e atentatit në lagjen “Rus” i përkiste fisit Bajri – më saktësisht ishte Naim Bajri.

Lajmi u bë i ditur nga Policia e Shkodrës, përmes një njoftimi zyrtar.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”.

Sipas deklaratës së policisë, rrethanat mbeten ende të paqarta.

Naim Bajri, 68 vjeç, ishte banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Punonjësi i tij, shtetasi A. Z., 58 vjeç, i cili mori plagë të lehta ishte gjithashtu banues në fshatin Dobraç.

Autoritetet kanë gjetur sakaq në lagjen “Guerrile”, Shkodër, një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Pas incidentit të orëve të para të së premtes, forcat speciale janë angazhuar menjëherë.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës.

Në drejtim të Shkodrës janë nisur edhe grupe të forcave elitare “RENEA”.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

21 vite më parë, Naim Bajrit, i kanë vrarë të birin gjatë një atentati.

Më 21 tetor të vitit 2001, Ilmir Hajdari, së bashku me Xhabir Shegajn dhe Kujtim Barbullushin ekzekutuan Indrit Bajrin me armë automatike.

Vetë Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015 për vrasjen e Indrit Bajrit.

Hajdari është dënuar me 16 vite burg për vrasjen e Bajrit.

Ai u arrestua në vitin 2009, por pas 4-5 vitesh është liruar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 minuta ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

49 minuta ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago