Aktivistja 29-vjeçare dhe mësuesja e ekonomisë nga Afganistani, Frozan Safi, është qëlluar për vdekje në pjesën veriore të këtij shteti.
Duket se kjo është vdekja e parë e ditur e një aktivisteje për të drejtat e grave që nga koha kur talibanët erdhën në pushtet para gati tre muajve.
Trupi i Safit u identifikua në një morg të qytetit Mazar-i-Sharit, pasi e reja ishte zhdukur më 20 tetor. “E njohëm përmes rrobave. Plumbat ia kishin shkatërruar fytyrën”, tha motra e saj, Rita, që është mjeke.
“Kishte plagë plumbash gjithandej, shumë për t’u numëruar, në kokë, në zemër, në gjoks, veshkë e këmbë”, tha Rita, duke shtuar se viktimës i ishin marrë unaza e fejesës dhe çanta, shkruan The Guardian.
Të enjten, forcat talibane të sigurisë i sollën në spitalin provincial në Balkh trupat e dy grave të paidentifikuara, të cilat ishin qëlluar për vdekje. Ato u gjetën afër trupave të dy burrave në një shtëpi në Mazar-i-Sharif, tha Zabidullah Noorani, drejtor i informacionit dhe çështjeve kulturore i talibanëve në provincën Balkh. Ai sugjeroi se personat mund të kenë qenë viktima të një “armiqësie personale”, por policia është duke e hetuar rastin.
Që nga muaji gusht, gratë afgane kanë mbajtur rregullisht protesta për të kërkuar mbrojtje të të drejtave të tyre. Vajzave de fakto u është ndaluar shkollimi i mesëm, qeveria e re përbëhet vetëm nga burrat dhe grave u është ndaluar shumica e sporteve dhe punës.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…