Një shqiptar nga Kosova është vrarë me armë zjarri në Freiburg të Gjermanisë, në një ngjarje që po hetohet nga autoritetet si krim pasioni.
Sipas të dhënave nga policia e Freiburg, autori i krimit, një 29-vjeçar, i shoqëruar nga një familjar ka shkuar në banesën e ish-partneres. Në gjaknxehtësi e sipër, i dyshuari ka nxjerrë pistoletën dhe qëlloi ndaj ish të dashurës, po plumbat kapën shqiptarin.
31-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtonte për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që autori u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.
Policia kriminale ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.