Vuajtjet e palestinezëve nga lufta dhe uria e thelluar në Gazë
8 muaj ago
Grumbullimi i përditshëm për sigurim të ushqimit është bërë veprimtari vdekjeprurëse për banorët e Gazës, teksa Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindje të Afërt (UNRWA) llogarit se më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë që nga maji teksa po përpiqeshin të merrnin ndihma ushqimore.
Palestinezët në Gazë po përballen me luftë dhe me uri, 21 muaj nga nisja e një ofensive izraelite në përgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit 2023 në Izrael nga Hamasi, grup i konsideruar terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
(Përgatiti: Trim Haliti)
1Palestinezë duke vajtuar për të afërmit e tyre, që u vranë nga një bombardim i Gazës nga ushtria izraelite, në spitalin Shifa, në Qytetin e Gazës, më 22 korrik 2025.
2Iman Shabat, nënë e pesë fëmijëve, duke bartur një thes me miell, të siguruar nga një karvan ndihmash humanitare, që mbërriti në Qytetin e Gazës nga veriu i territorit, më 22 korrik.
3Palestinezë në një kamion ndihmash që po kthehej në Qytetin e Gazës nga pjesa veriore e Rripit të Gazës, më 22 korrik.
4Palestinezë duke bartur thasë me miell, që i morën nga organizatat humanitare, më 22 korrik.
5Palestinezë të tjerë duke bartur thasë me miell, më 22 korrik.
6Palestinezë të zhvendosur duke marrë ushqim nga një kuzhinë popullore në Qytetin e Gazës, më 22 korrik.
7Palestinezë duke u varur në një kamion ndihmash, më 22 korrik.
8Palestinezë të lënduar duke u transferuar në një autoambulancë, pasi u plagosën teksa po prisnin të merrnin ndihma, më 22 korrik.
9Një familje palestineze duke bartur me biçikletë një thes me miell, më 22 korrik.
10Një palestinez me një thes me miell mbi supe, më 22 korrik.
11Një burrë palestinez duke mbajtur kufomën e një fëmije të vrarë nga një sulm ajror izraelit në Gazë, më 22 korrik.
12Kufoma të palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite, në një morg në spitalin Shifa, më 22 korrik.
13Flakë dhe tym pas një sulmi ajror izraelit në Qytetin e Gazës, më 21 korrik.
14Një burrë palestinez duke bartur mbi kokë një thes me ndihma, më 22 korrik.
15Një vajzë palestineze duke pritur për të marrë ndihma nga një kuzhinë popullore, më 22 korrik.
16Palestinezë të uritur duke zgjatur enët për të marrë ushqim nga një kuzhinë popullore, më 14 korrik.
17Zainab Abu Haleeb, vajzë pesëmuajshe palestineze, e diagnostikuar me kequshqyerje, sipas mjekëve, duke qëndruar në një shtrat teksa po trajtohej në spitalin Nasser, në Han Junis, në jug të Rripit të Gazës, më 15 korrik.
18Një burrë palestinez duke mbajtur kufomën e nipit të tij gjashtëjavësh, Yousef al-Safadi, i cili vdiq nga uria, sipas zyrtarëve shëndetësorë, në Qytetin e Gazës, më 22 korrik.
19Mosab Al-Debs, djalë palestinez, 14-vjeçar, që vuan nga kequshqyerja, sipas mjekëve, duke u trajtuar në spitalin Shifa, më 22 korrik.
20Një fëmijë mes palestinezëve që po prisnin për të marrë ushqim, më 22 korrik.
21Të afërm duke vajtur pranë trupit të pajetë të një familjari të tyre, që u vra nga të shtënat izraelite teksa po priste të merrte ndihma, në Qytetin e Gazës, më 20 korrik.
22Fëmijë palestinezë duke pritur ndihma në Qytetin e Gazës, më 14 korrik.
23Palestinezë të shumtë duke bartur ndihmat që i morën në Beit Lahia, në veri të Rripit të Gazës, më 20 korrik.
24Palestinezë duke marrë ushqim nga një kuzhinë popullore, në Qytetin e Gazës, më 22 korrik.
25Nëna palestineze, Alaa Al-Najjar, duke qarë teksa në duar mbante foshnjen e saj tremuajshe, Yehia, që vdiq për shkak të kequshqyerjes, sipas mjekëve, më 10 korrik.