KRYESORE

Vuçiç bën deklaratën e fortë një ditë para zgjedhjeve lokale: Pas 23 prillit, do ketë pushtim të plotë të veriut të Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka bërë një deklaratë të pazakontë ditën e sotme teksa ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen ditën e nesërme në 4 komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sipas tij, pas formimit të institucioneve të reja lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, ku shumica e popullsisë është serbe, do të ketë “pushtim të plotë”. Mediat serbe shkruajnë se me një shprehje të tillë, Vuçiç i është referuar faktit që në garë nuk janë regjistruar kandidatë serbë, anëtarë të Listës Serbe. Këta të fundit kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet, duke ndjekur udhëzimet e dhëna nga Beogradi.

“Nesër, populli ynë me qetësi, përgjegjësi dhe përbuzje do t’i shikojnë ata që do të vijnë nga Mitrovica e Jugut për të votuar që të zgjidhet udhëheqje e re në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Çfarë do të ndodhë më pas, do të jetë një pushtim i plotë për të cilin qytetarët tashmë janë gati, janë mësuar. Ata do të jenë të qetë, do të jenë të përgjegjshëm, ne do të paguajmë rrogat si më parë, do të luftojmë edhe më shumë për ta, do të ngremë standardet dhe do të presim për kohë më të mirë në të cilën, Karta e OKB-së do të jetë e vlefshme si dhe e drejta publike ndërkombëtare”, tha Vuçiç të shtunën.

Ai nuk la pa komentuar edhe deklaratën e zëdhënsit të Bashkimit Evropian, Peter Stano i cili tha se BE është i zhgënjyer nga bojkoti në zgjedhje i Listës Serbe. Vuçiç tha se serbët në Kosovë kanë marrë pjesë në disa cikle zgjedhore, por tani ata nuk duhet të marrin pjesë para se të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve në veri të vendit që të dalin në zgjedhje për t’u dhënë mesazh të fortë atyre të cilët i kanë kërcënuar vazhdimisht që të mos marrin pjesë në procesin zgjedhor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

9 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

11 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

13 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

13 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

19 orë ago