LAJME

Vuçiç dhe Fico “humbin” paradën e Putinit

Aleksandar Vuçiç i Serbisë dhe Robert Fico i Sllovakisë nuk do të marrin dot pjesë në paradën e 9 majit në Moskë.

Kështu raportojnë agjencitë e lajmeve ruse, duke përmendur dy episodet e veçuara, por çuditërisht të ngjashme, të presidentit serb dhe kryeministrit sllovak.

Vuçiç dhe Fico ndjenë “një sëmundje të papritur” dhe anuluan të gjitha punët e rëndësishme.

Kohët e fundit, të dy u betuan se do të shkonin te parada e Moskës që do të organizojë Vladimir Putini më 9 maj.

Rastësi e gjitha kjo?

Presidenti i Serbisë, për shkak të “çështjeve shëndetësore” madje, ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA, duke mos pasur përfundimisht një audiencë me presidentin Donald Trump.

Me kthimin në Serbi ai u shtrua në Spitalin Ushtarak dhe doktorët shpjeguan se kishte ndjerë një dhimbje therëse në gjoks gjatë kohës në SHBA dhe për të parë shkaqet duheshin ekzaminime të tjera.

Vetëm pak ditë më parë, Vuçiç deklaroi edhe një herë se nuk do të refuzonte një vizitë në Moskë, siç i premtoi presidentit Putin.

Kryeministri sllovak Fico gjithashtu “u sëmur” dhe nuk mori pjesë në festimet e 1 Majit në Sllovaki. Ai gjithashtu nuk mundi, siç synonte, të solidarizohej me punëtorët, duke bërë turnin e natës si punëtor në një furrë buke në qytetin e Nitra-s.

Është e natyrshme kështu, duke parë afrimin e paradës së 9 majit, se ndoshta ata edhe mund të mos ia dalin të shkojnë në Moskë, nëse gjendja e tyre shëndetësore nuk përmirësohet.

Në të kundërt, gjithçka mund të bëhet është t’i urohet një shërim i shpejtë dy liderëve të shteteve respektive, të cilët afrimin dhe pëlqimim e Putinit, nuk e kanë fshehur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

13 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago