POLITIKE

Vuçiç: Do kemi mundësi që të hyjmë në Shqipëri vetëm me letërnjoftime! Me kanë akuzuar se po krijoj Shqipërinë e madhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se marrëveshja e ‘Mini-shengenit” është shumë e rëndësishme për Serbinë, por edhe për vendet e tjera që janë pjesë e saj. Ai tha se kundërshtarët e tij politikë e kanë akuzuar se po ndihmon në krijimin e një Shqipërie të madhe.

“Kjo është një nismë shumë e rëndësishme dhe krenohem që në një kohë shumë të shkurtër po bëjmë një punë të rëndësishme për vendet tona. Unë do të flas për punët konkrete. Kur do të mundësojmë një shërbim më të shpejtë. Kjo do të sjellë kursim për qytetarët e tre vendeve. Do ta rrisim tërheqjen e tre shteteve për investime të drejtpërdrejta të huaja. Bashkë ne do të krijojmë një ambient më të mirë. Që qytetarët të lëvizin vetëm me letërnjoftime. Do ta rrisim numrin e të huajve që do të shpenzojnë para në vendet tona. Ndryshimet janë të mëdha por unë jam i shqetësuar. Shumë njerëz në këto momente nuk e kuptojnë. Unë shoh se Rama është në presion. Gjatë fushatës më fajësuan se po ndërtoj një Shqipëri të madhe dhe morën 12 herë më pak vota se unë. Jam krenar për këtë që po bëjmë. Këtu kemi vetëm një jetë më të mirë që të punojmë më mirë për të shmangur urrejtjen”, tha Vuçiç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago