Vuçiç e mbron Millosheviçin, e quan të tmerrshëm sulmin e NATO-s ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në prag të 23-vjetorit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe ka thënë se “tani mund të shohim se sa i tmerrshëm ishte veprimi i 19 vendeve të NATO-s”.

“Sa budallallëk tingëllon sot kur thonë se sulmuan Serbinë për shkak të katastrofës humanitare dhe gënjeshtrave të tjera që ata bashkëprodhuan”, tha Vuçiç.

“Mos harroni se edhe Rusia votoi pro sanksioneve atëherë. A është Milloseviqi fajtor? Ata që sulmuan vendin tonë janë fajtorë. NATO është fajtore”.

Ai ka shtuar se “ne duhet të respektojmë moralin, por jo me koston e rrezikimit të popullit tonë”.

“Millosheviqi u përball me diçka në Rambuje që askush nuk mund ta pranonte”, shtoi ai.

“Pas disa ditësh do ta ndaloja, do të jepja dorëheqjen apo çfarëdo tjetër, janë shumë 78 ditë”.