POLITIKE

Vuçiç falënderon Jezusin për mosnjohjen e Kosovës, por shteti i tij e ka njohur Kosovën në vitin 2012

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka falënderuar kryeministrin e Republikës së São Tomé dhe Príncipe, Jorge Bom Jesus, për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë vizitës së kryeministri të vendit afrikan në Beograd, presidenti serb tha se “e falënderon për qëndrimin parimor”.

“E mirëprita kryeministrin Jorge Bom Jesus, kryeministrin e parë të Republikës së São Tomé dhe Príncipe që viziton Serbinë, dhe e falënderova për qëndrimin parimor ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”, ka shkruar Vuçiç në profilin e tij në rrjetin social Instagram.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Republikës së São Tomé dhe Príncipe, Jorge Bom Jesus.

Ministria e Jashtme serbe pretendonte në mars të 2020-ës se janë tetëmbëdhjetë kombe që kanë tërhequr njohjen e tyre: Burundi, Republika Qendrore e Afrikës, Komoret, Gana, Dominika, Guinea-Bissau, Grenada, Lesoto, Liberia, Madagaskari, Nauru, Palau dhe Papua Guinea e Re , São Tomé dhe Príncipe, Sierra Leone, Ishujt Solomon, Surinami dhe Togo.

Në mars 2012, Këshilli i Ministrave i Sao Tomé dhe Principe nën kryeministrin e atëhershëm Patrice Trovoada miratoi një rezolutë që njihte pavarësinë e Kosovës.

Në janar 2013, Presidenti i atëhershëm Manuel Pinto da Costa lëshoi një komunikim ku thuhej se njohja ishte e pavlefshme pasi ai nuk ishte konsultuar për vendimin, siç kërkohet nga Kushtetuta e vendit.

Kryeministri i pastajmë Gabriel Costa tha se procesi i njohjes ishte një situatë anormale.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, kishte këmbëngulur që njohja ishte e vlefshme.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli kishte deklaruar se ka marrë një notë verbale për njohjen e Kosovës nga Trovoada dhe se kjo ishte çështje e mbyllur.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

10 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

13 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

15 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

15 orë ago