Mijëra vetë dolën në protestë mbrëmë në qendër të Beogradit, thirrur nga liderët e opozitës, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të së dielës, certifikuar tashmë nga komisioni republikan zgjedhor.
Mbështetësit e aleancës opozitare, Serbia kundër Dhunës, thanë se këto zgjedhje edhe njëherë rikthyen pasigurinë për vlerën e votës, teksa goditën godinën e komisionit zgjedhor me vezë e domate, me thirrjet “Vuçiç hajdut”.
Liderët e opozitës, Miroslav Aleksiç dhe Marinika Tepiç, thanë se këto zgjedhje treguan edhe njëherë mashtrimet në çdo proces elektoral dhe se ata do të protestojnë, deri sa Komisioni të dëgjojë e të plotësojë kërkesat e tyre.
Reagimet pas fushatës e zgjedhjeve në Serbi kanë qenë të shumta por ndërkombëtarët nuk do të shprehen derisa të dalë OSBE me një raport paraprak.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…