Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ripërsëriti edhe njëherë akuza ndaj perëndimit për furnizimin me armë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë gjë të paligjshme.
Lideri serb fajësoi dhe opozitën e vendit dhe mediat pro saj se janë në shërbim të këtyre fuqive perëndimore dhe paralajmëroi se po mendon të nisë një hetim për këtë çështje.
“Dua të hetoj se kush e shkeli Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe si guxuan ta bëjnë atë. Po mendoj si të mos e sjell vendin në pozitë të vështirë dhe njëkohësisht të ruhet e drejta ndërkombëtare”, tha presidenti.
Më herët, Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…