Varësia e Serbisë ndaj Moskës për t’i vendosur veto Kosovës në Këshillin e Sigurisë, është çmim tepër i lartë për t’u paguar, konsideron Aleksandër Popov nga Qendra për Studime Rajonale në Novi Sad.
Sipas tij, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tashmë e sa kohë “i ka puthur dorën kumbarit”, duke i referuar Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, teksa thotë se ky i fundit Serbinë e sheh si vend borxhli ndaj Rusisë.
“Çmimi i mbështetjes ruse për Serbinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në lidhje me Kosovën është i atillë që gjendet vetëm në preambulën e Kushtetutës së Serbisë dhe çdo zyrtar serb duhet të marrë miratimin e autoriteteve të Kosovës për të shkuar në Kosovë – dhe sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën”, ka thënë Popov për gazetën malazeze Pobjeda.
“Putini nuk është i mëshirshëm me ata që e godasin me thikë pas shpine – sepse është gjë tjetër nëse një vend që nuk ka kultivuar marrëdhënie të veçanta me Rusinë e bën këtë, dhe krejt tjetër nëse prezanton një vend që Rusia e konsideron shumë borxhli: nëse ju puthni njëherë dorën e kumbarit, pastaj e bën deri në fund të shoqërimit”, vazhdoi ai.
Ndërsa gazetari, Jaksha Shçekiç për gazetën malazeze Pobjeda, pyetur rreth politikës ruse në Serbi dhe Ballkan, thotë se “Moska nuk do të lejojë Malin e Zi dhe Bosnjës të futen në një tjetër kamp duke parë e mos bërë asgjë”.
Sipas tij, Presidentii Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është origjinatori i qëndrimit pozitiv ndaj Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin.
“Ekziston një disponim i madh pro-Putin në Serbi, dhe gjeneruesi i këtij disponimi është Aleksandër Vuçiç. Ai edhe flet për këtë në fushatën e tij zgjedhore, se sa shpesh e kanë vizituar, dhe Ivica Daçiç e dëshmoi këtë disa herë kur thotë se Sergej Lavrov mund të vjen në çfarëdo kohe, dhe se qytetarët e Serbisë nuk duhet të harrojnë agresionin e NATO-s”, ka thënë ai.
Pyetur se pse Bashkimi Evropian po e toleron një gjë të tillë, Shçekiç thotë se kjo gjë po bëhet për konsideratë të zgjedhjeve atje.
“Perëndimi do të tolerojë një qëndrim të tillë vetëm deri më 3 prill”, ka thënë ai.
“Serbia gjendet në një situatë të sikletshme sikurse Kina. Kina nuk duhet t’i thyejë marrëdhëniet me Rusinë dhe në të njëtën kohë nuk duhet të sfidojë Amerikën ose të futet nën sanksione ameirkane në asnjë mënyrë. Nuk do të ketë kthesë në politikën e jashtme serbe deri para përfundimti të zgjedhjeve të 3 prillit”, vazhdoi ai.
“Gjithçka varet nga sa do ta shtrydhin amerikanët Vuçiçin, i cili është personifikimi i Serbisë, dhe sa do ta tolerojnë rusët të luajë në dy karrige. Ai është në këtë situatë si një akrobat që duhet të kalojë Ujëvarat e Niagarës dhe ka një shtyllë me të cilën mund të mbajë ekuilibrin. Nëse ai do të arrijë të kalojë në anën tjetër ose të bjerë, do të varet më së paku prej tij”, thotë mes tjerash Shçekiç.