Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, një ditë pas dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Ohër, iu drejtua publikut serb dhe lexoi përmbajtjen e Apelit për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Vuçiç theksoi se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë deri në vijat e kuqe, por se nuk ka nënshkruar asgjë, shkruan Euronews Serbia.
“Dje patëm një raund dialogu që fuqitë evropiane dhe botërore e bënë shumë të spikatur dhe të rëndësishëm në media. Bisedimet, natyrisht, nuk janë kurrë të lehta dhe të thjeshta kur bëhet fjalë për palët që fatkeqësisht janë ende kundër dhe shpesh kanë interesa konfliktuale”, tha Vuçiç.
Ai theksoi se Serbia nuk varet më vetëm nga vullneti i mirë i Prishtinës, ndërsa nënvijëzoi se vijat e kuqe janë “kundërshtimi i njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB”.
“Nuk kam nënshkruar sepse Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht dhe Kosova nuk është për mua. Dhe nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës”, u shpreh Vuçiç.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…