POLITIKE

Vuçiç mund ta shpallë Kosovën “një territor të pushtuar”

Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që do të mbajë Aleksandër Vuçiç të premten në orën 18:00.

Danas, Pravda, versioni ballkanik i Russia Today dhe media të tjera serbe, duke cituar burime pranë lidershipit shtetëror theksojnë se ky opsion është mes atyre që po shqyrtohen nga Vuçiç.

“Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë dhe Metohi prej vitesh dhe që është përshkallëzuar ditët e fundit”, raportojnë mediat serbe, citon A2 CNN.

Sipas mediave në Beograd, ambasadori serb në Podgoricë ka takuar kryetarin e kuvendit të Malit të Zi, Andrij Mandiç, për t’ia treguar kërkesat e Vuçiçit.

Mes 6 kushteve që Serbia mund të prezantojë ndaj kosovës pritet që të jetë organizimi i zgjedhjeve në komunat në veri, kthimi i 700 ish policëve të komunitetit serb në detyrë, formimin e Asociacionit si dhe lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar, siç pretendohet, për arsye politike. Gjithashtu një ndër kërkesat është dhe heqja e ndalimit të hyrjes së produkteve nga Serbia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago