Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për emisionin Opinion, thotë se ai është gati për një kompromis me shqiptarët. Sipas tij është më mirë të pranojnë kompromisin, ose do të shkatërrojmë edhe vetën dhe të tjerët.
“Të mos flas për ato që të gjithë i dimë dhe më mirë të flas me një gjuhë të thjesht: ose do të kuptojmë edhe njëra dhe tjetra palë që duhet të arrijmë në kompromis tek zgjidhja ose ajo që njëra palë të pranoj gjithçka nuk do të ndodh. Ose do të pranojmë zgjidhjen e kompromisit ose do të shkatërrojmë edhe vetën dhe të tjerët dhe më shumë njerëz do të braktisin hapësirat ku jetojmë. Sa i përket kompromisit ne jemi të gatshëm, kurse shqiptarët le të mendojnë për këtë”, tha Vuçiç në intervistën për gazetarin Idro Seferi.
Në lidhje me shkëmbimin e territoreve, ide e cila ka patur shumë kundërshtarë, përfshi dhe kryeministrin e ri që pritet të marrë në dorë frenat e qeverisë së Kosovës, presidenti serb ka thënë:
“Unë kurrë nuk kam folur për Preshevën dhe Bujanocin, apo Medvegjën që nuk e di pse Medvegjën që nuk e kam kuptuar deri në fund… Jam përpjekur të mos flas për gjëra që njerëzve mund t’ua vështirësojnë punën. Dua të kuptohemi këtu që territori që është në kontekst është Kosova dhe se më shumë se gjysma e vendeve të botës nuk e kanë njohur pavarësinë. Ne jemi të gatshëm që me shqiptarët të gjejmë zgjidhjen e kompromisit. Nëse shqiptaret i qasen kësaj që ne jemi të pavarur dhe duhet të na pranoni ky është fundi i gjithçkaje”.