Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar SHBA-në dhe aleatët e Indo-Paqësorit kundër rrezikut të një standardi të dyfishtë, nëse ata fokusohen te përballja me Kinën duke lënë mënjanë mbështetjen për Ukrainën.
Gjatë fjalimit të tij në konferencën e sigurisë “Shangri-La Dialogue” në Singapor, Macron theksoi se braktisja e Ukrainës do të minonte besueshmërinë ndërkombëtare të SHBA-së, duke dobësuar rolin e saj në frenimin e krizave të mundshme në rajonin Indo-Paqësor.
“Nëse mendoni se Rusia mund të marrë territor pa ndëshkim, si do të përgjigjeshit për Tajvanin kur të vijë momenti?” – deklaroi Macron, në prani të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Paralajmërimi i presidentit francez vjen mes shqetësimeve për rritjen e tensioneve midis SHBA-së dhe Kinës. Uashingtoni ka kërcënuar me tarifa të reja ndaj Pekinit, ndërsa Kina vazhdon demonstrimet ushtarake afër Tajvanit, të cilin e konsideron territor të vetin.
Ndërkohë, SHBA ka rikonfirmuar politikën e saj për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, përmes pranisë së rregullt detare në rajon. Megjithatë, pasiguria për angazhimin e saj afatgjatë në Ukrainë ka ngjallur debat në rrafshin ndërkombëtar.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…