POLITIKE

Vuçiç refuzon Putinin, braktis Lindjen dhe ikën në Perëndim

Aleksandër Vuçiç ka refuzuar një ftesë të Vladimir Putin. Presidenti i Serbisë konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan në tetor, pavarësisht se ftesën nga homologu rus e kishte marrë 12 ditë më parë, shkruan A2 CNN.

“Faleminderit Presidentit Putin dhe njerëzve të BRICS, por ne kemi një vizitë shumë të rëndësishme në ato data, pa përmendur udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi shumë vizita të rëndësishme, siç thonë fëmijët – një turmë në zonën e penalltisë. Ne kemi gjithashtu Nju Jorkun dhe tashmë e di se do të kem bisedime me të paktën gjashtë presidentë dhe të paktën shtatë ose tetë kryeministra në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu tha se do të kremtohet 80-vjetori i çlirimit të Beogradit më 20 tetor duke falënderuar Ushtrinë e Kuqe, e cila sipas tij, në pjesën më të madhe bashkë me Rusinë ndihmuan në atë çlirim. Vuçiç u pyet për pozicionin e Serbisë mes Lindjes dhe Perëndimit, me përgjigjen që sinjalizoi se do të vazhdojë të ulet në disa karrige. “Serbia është në vendin e saj, në Europë, por i ruan lidhjet dhe miqësitë tradicionale me Rusinë, Kinën dhe Azerbajxhanin”, theksoi ai, raporton A2 CNN.

Refuzimi i ftesës nga Vuçiç vjen vetëm një ditë pasi zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, takoi presidentin rus, Vladimir Putin. Shefi i Kremlinit pati kritika në drejtim të Beogradit duke kërkuar një takim mes liderëve sa më shpejt për të adresuar rënien e vëllimit të tregtisë mes Serbisë dhe Rusisë, gjithashtu për të rinovuar kontratën e furnizimit me gaz. Në fokus të bisedimeve ishin edhe tensionet në Ballkan, që siç tha më herët Kremlini shqetësojnë thellësisht Moskën. Vulin ju ankua presidentit rus se situata në Kosovë është e vështirë dhe se Prishtina po përpiqet të bëjë spastrim etnik të serbëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

11 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

19 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 ditë ago