Hapësira e Serbisë është e kufizuar në mikronë (1/1000 e milimetrës), tha me dramaticitet presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në konferencën për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Na kanë skejuar qëllimisht” tha presidenti serb, duke komentuar propozimin franko-gjerman, për të cilin tha se do t’i përgjigjen brenda 24 orëve.
Një gjë që serbët duhet ta dinë, tha Vuçiç, është se çfarëdo vendimi të Kosovës që konfirmon shtetësinë e saj, mbështetësit perëndimor të Kosovës do ta afirmojnë.
Presidenti serb shpaloi edhe njërën nga premisat kryesore të propozimit franko-gjerman, gjë që, sipas tij, është e papranueshme për Serbinë.
“Palët janë në dijeni për paprekshmërinë e kufijve dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial si kushti themelor për paqe”, tha Vuçiç të jetë në propozimin e franko-gjerman, siç e citoi e përditshmja serbe “Danas”.
“Dhe vini re – ‘të dyja palët do të udhëzohen nga synimet dhe parimet e paraqitura në Kartën e OKB-së, veçanërisht ato të unitetit të të gjitha shteteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial”, vazhdoi të thotë ai.
Këtë pjesë të propozimit Vuçiç e quajti të papranueshme. “Dhe ju mund të mendoni se dikush mund të jetë duke bërë shaka ose çfarë?”, tha ai.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…