KRYESORE

Vuçiq: Amerika nuk do të kalojë në anën tonë sa i përket Kosovës

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell do të bisedojë të premten me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Pas marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore në mes të Beogradit dhe Prishtinës, prej diplomatit amerikan kërkohet që për një periudhë të shkurtër kohore të sjellë rezultate të reja, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

Trumpi, Grenellin, së bashku me këshilltarin e tij për siguri kombëtare Robert O’Brien, e ka quajtur si meritor për hapjen e linjës ajrore në mes të këtyre dy shteteve. Vet emërimin e Grenellit, ambasadorit të SHBA në Berlin, për emisarin personal të njeriut të parë të Shtëpisë së Bardhë për çështje të dialogut, e kanë përcjellë komentet se kjo tregon se Uashingtoni dëshiron mbyllje të shpejtë të kapitullit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke e paralajmëruar takimin me Grenellin, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë për RTS se “Amerika është e gatshme t’i dëgjojë kërkesat e Beogradit kur është fjala për Kosovën”.

“Pozita e Serbisë për çështjen e Kosovës është e vështirë dhe raporti i SHBA ndaj Kosovës është i kundërt nga ai i yni. Nuk them se tani Amerika do të kalojë në anën tonë, siç do të kishte menduar dikush, por janë të gatshëm të dëgjojnë se çfarë mendon Serbia për këtë çështje. Në këtë kuptim konsideroj se kemi hapur një derë pas të cilës mund të bisedojmë me partnerët amerikanë më hapët se më herët”, ka pretenduar Vuçiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

3 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

7 orë ago