KRYESORE

Vuçiq: BE nuk di çfarë të na ofrojë, nuk e di për SHBA’të e Thaçi nuk do t’i fitoj të gjitha që do

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi se nuk është në gjendje të parashikoj propozimin e SHBA’së në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, por mundet për atë të BE’së që nuk është e kënaqshme për të.

“Mendoj se ideja e tyre tani është të na kërkojnë që të mos kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB, por nuk dinë çfarë të na ofrojnë. Pra, ne nuk kemi nevojë të pranojmë formalisht Kosovën, por të mos kundërshtojmë t’ju jepet ulësja në OKB” tha Vucic për gazetën serbe Vecernje Novosti.

“Pre që do të jemi anëtarët të BE’së brenda disa viteve dhe atëherë nuk do të jemi në gjendje të lehtë por kjo nuk mjafton” vazhdoi Vucic. “Serbisë duhet t’i ofrohet shumë më shumë” shtoi presidenti serb.

Vucic ju përgjigj edhe qëndrimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se synimi i marrëveshjes do të jetë pranimi i ndërsjellë, homologu i tij serb kujtoi se kështu kishte shkruar edhe Presidenti Amerikan, Donald Trump.

“Për këtë ka shkruar në letrën që na e dërgoi mua dhe Thaçit, që është edhe më e rëndësishme. Unë nuk mendoj se Ameerika do të ndryshoj qëndrim, e nuk do ta ndryshojnë as Gjermania e Franca. Por, a do të pajtohemi ne e ti themi Thaçit- bravo, të gjitha i fituat, e gjitha që mund të them- nuk do të ndodhë ashtu” tha Vucic.

Siç e përsërit shpesh Vucic tha se “do të jetë vështirë dhe do t’i nënshtrohemi presioneve të rënda. Pa marrë parasysh ku gjendemi, në Shtëpinë e Bardhë apo Bruksel” theksoi Vucic.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor të ftuar nga I Dërguari Special i Presidentit të SHBA’së, Richard Grenell, për dialogun Kosovë-Serbi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago