Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur pozitivisht ftesës për takim urgjent në Bruksel, të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Siç raporton mediumi serb RTS, Vuçiq ka deklaruar se do të shkojë në Bruksel, por nuk ka çfarë të diskutojë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti gjatë bisedës jep leksione për filozofinë, për Adem Demaçin dhe për Marksin.
“Biseda me të nuk ka kuptim, ai na jep leksione për filozofinë, pak për Demaçin, pak për Marksin dhe kaq. Gjithçka tjetër ka të bëjë me persekutimin e serbëve dhe ligjëratat për çështjet e brendshme politike në Serbinë qendrore“, ka thënë Vuçiq.
Ndryshe, Borrell ka theksuar nevojën urgjente për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri të Kosovës.
Kryeministri Kurti, tha mbrëmë se do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga përfaqësuesi Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…