LAJME

Vuçiq: Dy nga tre policët serbë u vranë me snajper, ka dyshime edhe për një viktimë të katërt

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar publikut lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Vuçiq në fillim të fjalës së tij tha se kjo është një nga ditët më të vështira për popullin dhe vendin serb që nga viti 2004.

Ai ka deklaruar se nuk e justifikon vrasjen e policit kosovar.

“Në asnjë mënyrë nuk dua të justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj atë. Është absolutisht e dënueshme dhe është diçka që nuk i duhet askujt, Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë dhe nuk ka të bëjë me të – tha Vuçiq.

“U rebeluan serbët dhe jo nga Serbia qendrore, por nga Kosova, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit”, tha Vuçiq.

Siç thotë ai, tre serbë nga Kosova u vranë, dy me snajper nga një distancë e largët, kur nuk ishte e nevojshme që të likuidoheshin, dhe tha se ka frikë se edhe një serb i katërt është vrarë.

“Ndaj tyre u krye një sulm brutal dhe ne në fillim menduam se pse nuk e bëri KFOR-i, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se tre serbë kanë vdekur në Kosovë. Dy sigurisht nga zjarri snajper, kur nuk ishte e nevojshme që të likuidoheshin. Dy mbetën të plagosur rëndë, ndërsa frika se ka mbetur i vrarë edhe personi i katërt. E ndoqëm, përgjuam se çfarë po bënte policia shqiptare, do t’ju tregojmë provat, ndoshta edhe gjatë konferencës, presim vetëm përkthimin – tha Vuçiq dhe shtoi se ka video në të cilat dëgjohen policët e Kosovës duke qeshur dhe duke mos dashur të ndihmojë serbët e plagosur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

3 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

7 orë ago