POLITIKE

Vuçiq e çon në qiell Handken

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka uruar shkrimtarin austriak Peter Handke për pranimin e Çmimit Nobel në Letërsi.

“Serbia ju konsideron një mik të vërtetë dhe unë do të jem i lirë të them se ne e përjetojmë çmimin tuaj Nobel si ta ketë fituar një prej nesh. Tani, me Ivo Andriq, ne po festojmë një tjetër nga fituesit tanë të Çmimit Nobel”.

Vuçiq tha që Handkes, Nobeli iu dha “për punë të jashtëzakonshme letrare, njohuri dhe krijimtari” por për “cilësi morale të pakrahasueshme, për guxim dhe dinjitet, për të cilat luftoni për idealet tuaja të një intelektuali të lartë”, transmeton Klan Kosova.

Ai shtoi se shpresonte që Handke do të vizitojë Serbinë së shpejti.

Në vitin 1996, një vit pas përfundimit të luftërave në Bosnjë dhe Kroaci, Handke shkroi një pamflet me titull “Drejtësi për Serbinë” që shkaktoi polemikë. Në vitin 1999, shkrimtari austriak kritikoi gjithashtu ashpër NATO-n për bombardimin e Serbisë, dhe në vitin 2006 mori pjesë në varrimin e Slobodan Milosheviqit.

Nderimi i tij me Nobelin për Letërsi u përcoll me reagime dhe kundërshti të mëdha nga vende të ndryshme të botës, kjo pasi Handke ishte mbështetës i Sllobodan Millosheviqit dhe kishte mohuar gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pikërisht për këtë Shqipëria, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Afganistani bojkotuan ceremoninë e dhënies së këtij çmimi gjatë së martës, transmeton Klan Kosova.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës i kishte dërguar letër Akademisë Suedeze ku potencohej se Handke kishte mohuar krimet gjenocidale të Millosheviqit, për të cilën kjo e fundit pati thënë se “Nobeli ndahej për arritjet në letërsi e jo për personalitetin e tij”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago