Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten vonë se Serbia “nuk është duke u përgatitur për luftë” me Kosovën, pas pretendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se shteti serb e dërgoi ushtrinë e vet “disa metra” afër kufirit me vendin fqinj të enjten.
“Serbia nuk do të futet në luftë, do ta presë momentin për veprimin e saj politik”, tha Vuçiq për televizionin serb Prva të premten.
Të enjten pak para mesnatës, Kurti tha se “njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën” dhe publikoi, siç pretendoi, pamje të tyre.
Vuçiq tha se ato pamje “janë nga zona e sigurisë tokësore”.
“Kurti dëshiron që të ndodhë diçka që SHBA-ja të ndërhyjë kundër Serbisë”, tha Vuçiq.
Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.
Më herët gjatë ditës, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se ia kanë bërë me dije Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.
“Në Serbi, presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq e di mirë se çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm, do të konsiderohej rrezikim i forcave të NATO-s, që janë aty për të mbrojtur popullsinë, shqiptarët dhe serbët. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës”, tha O’Brien.
Ndërkohë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të premten për Express se gjendja e sigurisë në Kosovë është “e qetë, por e brishtë”, dhe u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga retorika përshkallëzuese dhe ndarëse. /REL
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…