LAJME

Ura e Kukësit, unike në Ballkan/ Drejt përfundimit investimi 35 milionë euro i Kastrati Group

Ura e Kukësit ka nisur punimet para tre vitesh e tashmë është drejt përfundimit, me parashikimin për të qenë gati për përdoruesit e mjeteve gjatë sezonit turistik veror.

Ky projekt është në vazhdimësi të rrugës së Kombit, që plotëson standardet e autostradës me gjatësi 310 metra e gjerësi 23.5 metra, ndërsa lartësia shkon rreth 60 metra. Ajo që e bën të veçantë është harku i kësaj ure.

“Ura ka një hapësirë harku në bazë 270 metra e cila e bën dhe urën me harkun më të lartë në Europë për tipologjinë që ka. Detajet arkitektonike, zgjidhja konstruktike, materialet e përdorura, kanë punuar thuajse 200 punonjës çdo ditë për 3 vite dhe ka qenë një sfidë e madhe inxhinierike. Celiku i përdorur në këtë strukturë është celik korten B i cili është shumë rezistent nga kushtet atmosferike, gjë që ul dhe kostot e mirëmbajtjes së kësaj vepre. Punimet parashikohen të mbarojnë për këtë sezon veror. Aktualisht jemi duke bërë pozicionimin final të urës në pilat, këmbët e urës që kërkon saktësi e vëmendje në kordinimin e lëvizjeve”-shprehet Ermal Kondo, inxhinier.

Struktura e urës së Kukësit është ndërtuar në bregun lindor të liqenit të Fierzës. Jetëzimi i urës së madhe të Kukësit po bëhet realitet përmes një investimi në vlerën e 35 milionë eurove nga Kompania Kastrati group dhe projektimit në detaje nga inxhinieri Italian Giorgio Rizzo..

“Do të jetë një urë që do të plotësojë karakteristikat, gjeometrinë e rrugës e cila është në vijim nga Rrësheni deri në Morinë . Kalimi i trafikut realizohet përmes urës së vjetër të Drinit dhe kjo bën të mundur që standardi I rrugës së Kombit të vazhdojë pa ndërprerje me destinacion Kosovën duke krijuar lirmëri në lëvizjen e automjeteve“.

Vështirësia e ndërtimit të urës arrin deri në lundrimin mbi barka betoni mbi liqenin me kuotë të ndryshueshme uji; teksa janë kryer edhe studime në Universitetin e Firenzes mbi dominimin e erës për të kontraktuar më pas kompani ndërkombëtare lider për çelikun. Kjo cilësi vlen jo vetëm për unikalitetin e saj në Ballkan e Europë por mbi të gjitha edhe për lëvizjen e mjeteve të rënda me ngarkesa 150 ton.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

17 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago