POLITIKE

Vuçiq flet per zarfet nga Serbia: Shpikja e zarfeve me helm për ta dërguar Pacollin në Parlament

Duke folur për helmimin e dyshuar të zyrtarëve të KQZ-së me zarfet me votat e ardhura nga Serbia, Aleksander Vucic tha se s’ka asgjë të vërtetë aty.

“Njëra është që Lista Serbe ka marrë numër aq të madh të votave në Kosovë, kjo ka vepruar në mënyrë shumë infektuese tek ta. Ndërsa infeksioni i dytë ka të bëjë me llogaritjet e tyre nëse do ta fusin edhe partinë e Pacollit”, tha Vuçiqi.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se vendi i tij ia ka dalë që ta kthejë çështjen e Kosovës tek dyert e mëdha kur kjo çështje për shumë ka qenë pothuajse e përfunduar, duke shtuar se e ka kuptuar se cila është ideja amerikane dhe cila ajo evropiane për Kosovën, dhe se nuk është i lumtur me to.

“Nuk jam i lumtur me rezultatin siç e shohin amerikanët, nuk do ta komentoja atë. Por, ia kemi dalë ta kthejmë Kosovën tek dyert e mëdha, kur kjo çështje për shumëkënd ka qenë e përfunduar”, tha Vuçiq

Ai theksoi se askush dhe asnjëherë nuk i ka ofruar korrigjim të kufirit, ose ndarjen e Kosovës.

“Njerëzit më lehtë e kanë të thënë ‘jemi kundër ndarjes apo demarkacionit’, por kush na ka ofruar këtë neve? Askush asnjëherë nuk na ka ofruar demarkacion, fatkeqësisht, sepse për ta Kosova është e tërë, e pavarur dhe pikë”, tha Vuçiq për TVPrva, transmeton lajmi.net.

Vuçiqi foli edhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Ai tha se deklaratat e tij, se do të zgjidh problemin më të madh të Kosovës, praninë e Serbisë në veri, e konsideron si kërcënim të hapur.

“Nuk dua të përgjigjem me fjalor ofendues. Mundem vetëm të them se nuk do t’i kërcënojnë serbët”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago