Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë pasur sot një videokonferencë. Siç bëhet e ditur nga zyra e kancelares Merkel, ata kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale dhe ekonomike, procesin e pranimit të Serbisë në BE dhe reformat përkatëse, si dhe rreth situatës në rajon.
Siç bëhet e ditur nga zyra e kancelares Merkel, ata kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale dhe ekonomike, procesin e pranimit të Serbisë në BE dhe reformat përkatëse, si dhe rreth situatës në rajon.
Kancelarja Merkel dhe Presidenti Vucic gjithashtu folën gjerësisht për sfidat në përballimin e korona virusit, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.
Sipas deklaratës së qeverisë gjermane, Kancelarja mirëpriti gatishmërinë e presidentit serb për të hyrë në një dialog të ndërmjetësuar nga BE për heqjen barrierave tregtare jo-tarifore midis Serbisë dhe Kosovës. Po ashtu në deklaratë thuhet se kancelarja Merkel mirëpriti gatishmërinë e Serbisë për të zbatuar marrëveshjet e Brukselit për menaxhimin e integruar të kufijve, të cilat duhet të fillojnë me vënien në punë të pikë kalimit të Merdares. Presidenti Vucic këmbënguli në plotësimin e të gjitha dispozitave te Marrëveshjes së Brukselit”, thuhet më tej në deklaratë.
Kancelarja dhe Presidenti serb janë shprehur edhe për rifillimin sa më të shpejtë të dialogut të normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë dhe Presidenti Vucic ka premtuar se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për ta bërë këtë dialog të suksesshëm dhe për të shmangur pengesat e ndërsjella, në mënyrë që të krijojë një atmosferë konstruktive dhe të hapur për bisedimet.
Takimi Merkel – Vucic ishte pritur të zhvillohej qysh të hënën në Berlin, por për shkak të krizës së pandemisë së korona virusit ai u zhvillua të mërkurën me video konference