POLITIKE

Vuçiq i zbutë fjalët pas takimit me Palmer: Bisedimet fillojnë pas 2-3 muajsh

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq u takua sot në Beograd me të dërguarin e SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pak ditë pasi që i njejti qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë.

Vuçiq pas takimit tha se dihej që pikëpamjet e Serbisë dhe SHBA-së ishin të ndryshme, megjithatë ka falendëruar Palmer që dëgjoi qëndrimin e shtetit serb.

Presidenti serb tutje ka shtuar se kishte biseduar hapur me Matthew Palmer, derisa thotë se beson që kushtet për vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të krijohen për dy deri në tre muaj.

Mediat serbe para takimti kishin raportuar se në fokus të diskutimit do të jenë mesazhet që zyrtari amerikan i dha të premten në Kosovë për njohjen dhe sanksionet ndaj Serbisë.

“Bisedimet ishin të hapura, të sinqerta dhe për të qenë të drejtë me publikun, unë gjithashtu jam i kënaqur me përmbajtjen, sepse ne kemi marrë parasysh të gjitha çështjet tona kontestuese, të gjitha ndryshimet midis nesh. Do të thoja se jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje në të ardhmen që do të nënkuptonin edhe më mirë SHBA-në dhe marrëdhëniet e vendeve tona”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se do të dëshironte një qasje konstruktive për t’u rikthyer në dialog sa më shpejt me Prishtinën.

Vuçiqi kujtoi se pikëpamjet e SHBA-së dhe të Serbisë për Kosovën janë shumë të ndryshme, gjë që nuk është sekret.

“SHBA-ja njeh Kosovën, Serbia ka një këndvështrim tjetër, por unë i jam mirënjohës Palmerit që është i gatshëm t’i dëgjojë ato që kemi për të thënë sot , por edhe më herët”, shtoi ai.

Vuçiqi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se Serbia nuk do të hynte në konflikt me Amerikën.

“Ne nuk do të hyjmë në konflikt me SHBA-në. Unë nuk mendoj se ne mund të luftojmë me forcën më të madhe”, theksoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

15 orë ago