Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se kanë arritur me sukses planin e tyre të reagimit për çështjen e dinarit serb, me prezencën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB.
Tutje Vuçiq ka akuzuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, se nuk po kontribuon në çtensionim të situatës.
”Vendimet e njëanshme, veçanërisht në lidhje me çështjen e monedhës serbe të marra nga autoritetet e Prishtinës, nuk u mirëpritën, nuk ishin të mira dhe nuk kontribuonin për qetësinë dhe stabilitetin e rajonit”.
”Ky nuk është një hap i de-përshkallëzimit. Krejt e kundërta”.
Vuçiq për Pavlovic Today, përmendi edhe specifikisht qasjen e kryeministrit kosovar në raport me SHBA-në dhe NATO-n, e sipas tij Kurti urren Kombet e Bashkuara.
”Ai insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO dhe asgjë veç kësaj. Tentonte për të lajkatuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u përpjekur t’i mashtrojë përsëri”.
”Kurti urren Kombet e Bashkuara”.
Një influencuese nga Brazili është bërë virale në rrjetet sociale pasi tregoi mënyrën e pazakontë…
Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar evakuimin e stafit jo-thelbësor dhe familjarëve të tyre nga ambasada…
Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu, deklaroi: “Edhe pse disa nuk ndajnë të njëjtin mendim me…
Në emisionin Rubikon, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shpalosur detaje të takimeve sy…
Shqipëria ka parë rritjen më të madhe të turizmit gjatë tre muajve të parë të…
Një i ri qëllon me pistoletë në ajër pas ndeshjes Shqipëri-Serbi – pikërisht përpara Qendrës…