KRYESORE

Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA evakuon ambasadat në Iran e Irak

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar evakuimin e stafit jo-thelbësor dhe familjarëve të tyre nga ambasada amerikane në Bagdad, për shkak të rritjes së rrezikut të sigurisë në rajon. Vendimi vjen në një kohë kur tensionet mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit janë përshkallëzuar ndjeshëm.

Zyrtarë amerikanë, të cituar nga CBS dhe BBC, thanë se Izraeli i ka njoftuar SHBA-të për gatishmërinë për të ndërmarrë një operacion ushtarak kundër Iranit. Kjo ka ngritur shqetësime se Irani mund të hakmerret duke goditur objektiva amerikane në Irak dhe rajone të tjera të Lindjes së Mesme.

Ndërkohë, bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit për programin bërthamor iranian kanë ngecur. Përfaqësuesi amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pritet të zhvillojë takimin e gjashtë me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, të dielën në Muskat.

Presidenti Trump, gjatë një daljeje publike në Kennedy Center, tha se amerikanët janë këshilluar të largohen nga rajoni sepse “mund të bëhet një vend i rrezikshëm.” Ai shtoi se SHBA nuk do të lejojë Iranin të zhvillojë armë bërthamore.

Ministri i Mbrojtjes së Iranit, Aziz Nasirzadeh, paralajmëroi se Irani do të hakmerrej ndaj bazave amerikane në rajon nëse negociatat dështojnë dhe SHBA ndërmerr veprime ushtarake.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka miratuar largimin vullnetar të familjarëve të personelit ushtarak nga disa vende të Lindjes së Mesme, përfshirë Kuvajtin dhe Bahreinin.

Pas lajmit për evakuimin, çmimi i naftës u rrit me mbi 4%, mes frikës për destabilizim të mëtejshëm në rajon.

Aktualisht, në Irak ndodhen rreth 2,500 trupa amerikane.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago