POLITIKE

Vuçiq në gjendje të rëndë nga aksioni i Kurtit/ Ngjela: Nëse Kurti e rrëzon Vuçiqin, radhën e ka Rama

Avokati nga Shqipëria,Spartak Ngjela konsideron se gjendja e sotme në Ballkanin Perëndimor është degradim i mendjeve politike që e drejtojnë.

Ai ne një postim në Facebook, ka shkruar se derisa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është në stres të madh për Kosovën dhe nuk fle natën, kryeministri i Shqipërisë, ulet miqësisht me të dhe kërkon “Ballkanin e Hapur”.

“Presidenti Aleksandër Vuçiç, thotë kryeministrja e Serbisë, është në stres të madh për konfliktin me Kosovën, dhe nuk fle dot natën… Po Rama? Turp i madh. Rama shkon e ulet miqësisht me një terrorist dhe na kërkon me të edhe një Ballkan të Hapur. (!) Por, nëse është e vërtetë gjendja shëndetësore e Aleksandër Vuçiqit, ai është i humbur. Po Rama?”, shkruan Ngjela në Facebook.

Sipas tij, gjendja e rëndë e Vuçiqit ka ardhur nga aksioni i Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës dhe shenjat janë që Vuqiç është drejt dorëheqjes “për arsye shëndetësore”.

“Po Rama? Nëse Albin Kurti e rrëzon vërtet Aleksandër Vuçiçin, i takon pastaj të rrëzojë edhe Ramën. Le të presim. Ishin tre këta, në fillim: Thaçi, Rama dhe Vuçiç. Njëri është në burg, tjetri drejt degradimit mendor, kurse Rama, i mbetur vetëm mbase shkon t’i lutet edhe një herë tjetër Albin Kurtit. “Do të ndërrojmë territoret”, tha Thaçi; “Do të Hap Ballkanin”, tha Rama dhe Vuçiç. Dhe i gëzuar ishte terroristi Vuçiç për këtë ndërrim dhe hapje territoriale në dëm të Kosovës dhe Shqipërisë”, rikujtoi avokati shqiptar.

“Por, ja që territoret vdiqën, kurse Ballkani i Hapur mbeti një tog-fjalësh i zbrazur; Thaçi u burgos; Vuçiç po shkon drejt ezaurimentit nervor, kurse Rama po flet me sallatë fjalësh për fantazmën Ballkan i Hapur.

Kjo është gjendja e sotme e lidershipeve politikë të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor”, shton ai.

Por, sipas tij në të njëjtën kohë, nuk duhet të harrojmë se çështja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, e ka çmendur edhe Milosheviçin, e ka burgosur atë dhe ai vdiq në burg.

Megjithatë, ai thotë se janë edhe shumë gjeneralë të tjerë serbë në të njëjtën gjendje.

“Po tani e më tej, çfarë pritet të ndodhë? A ka një kërcënim ushtarak kundër Kosovës? As që mund të mendohet. Shqiptarët tani janë shumë të fortë, dhe këtë, mu kështu e tha dhe Vuçiçi para një muaji gjithë dëshpërim. Se e di që nuk ka Serbi reale, kjo që është, është falsitet historik i ndërtuar nga Rusia dhe Franca në shekujt që kaluan me gjenocid antishqiptar. Po tani? Tani asgjë, se forca është nga shqiptarët. Po këta që janë paguar nga Serbia këtu në Shqipëri, dhe po na hiqen si çlirimtare të mëdhenj të shqiptarëve?”, pyet Ngjela.

E sipas tij do të dëgjohen edhe këta, se vargu Milosheviç,Thaçi, Vuçiç… do të ecë edhe me emra të tjerë.

“Keni për t’i parë. Prisni dhe shikoni”, përfundoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago