Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për letrën që deputetë të disa shteteve perëndimore dhe kryetarë të komiteteve të jashtme në vendet e tyre, u kanë dërguar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe, duke u kërkuar qasje më të ashpër ndaj Serbisë.
Vuçiqi ka thënë se ai “është fajtor se nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës” dhe se “është krenar për këtë faj”.
“Unë jam fajtor që nuk e kam njohur pavarësinë e Kosovës dhe me këtë krijoj probleme në rajon. Është faji im dhe jam krenar për këtë faj”, ka thënë Vuçiq në konferencë për media, raporton “B92”. Vuçiq ndërkohë ka folur edhe për mundësinë që Ukraina ta njohë Kosovën.
“Sa i përket Ukrainës, është vend mik i yni. Paramendoni sikur Ukraina ta njihte Kosovën – gjithçka do të humbte në një ditë. Si do të mund pas kësaj të thotë se respekton të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka thënë se “nuk beson se Ukraina do ta bënte këtë”.
“Ka presioni ndaj nesh, e edhe te gjitha shtetet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha Vuçiq.
Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell është larguar nga detyra…
Menjëherë pasi hipi në bordin e Air Force One për në Florida të premten, presidenti…
Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…