“Pa raporte miqësore të Amerikës ndaj Serbisë, frikohem se ardhmëria e atdheut tonë dhe të fëmijëve tanë është e pamundur”, ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas “tërheqjes së veshit” në SHBA.
“Ne duhet ta kuptojmë se ku është vendi ynë në botë, ta dimë sa jemi të fortë dhe sa është e fortë ekonomia jonë, dhe në bazë të kësaj t’i vendosim qëllimet tona. Të mos ngutemi pa kokë siç jemi ngutë më herët. Të mos bëjmë gabimet e mëdha, siç kemi bërë më herët. Të kujdesemi për atdheun tonë, t’i ruajmë fëmijët tanë dhe të kujdesemi për ardhmërinë tonë, por pa raporte miqësore të Amerikës ndaj Serbisë, pa Amerikën në anën e ardhmërisë së Serbisë, frikohem se kjo është e pamundur”, ka thënë Vuçiq.
Departamenti i Shtetit i SHBA ka kumtuar se sekretari i SHBA Mike Pompeo, gjatë takimit me presidentin e Serbisë e ka theksuar rëndësinë e kthimin në tryezën e negociatave të Kosovës dhe Serbisë me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.
Siç pretendohet në kumtesë, Pompeo e ka “inkurajuar” Vuçiqin ta shfrytëzojë ritmin e nënshkrimit të Letrës për Qëllime që të vendoset trafiku ajror, hekurudhor dhe rrugor në mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu theksohet se Pompeo dhe Vuçiq kanë biseduar për zhvillimin ekonomik të Serbisë si shtet evropian modern, demokratik dhe në paqe me fqinjët e saj.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…