POLITIKE

Vuçiq: Prishtina punon kundër Trumpit, Kurti sulmon Grenelin se ka mbështetjen e dy vendeve evropiane

Presidenti i i Serbisë Vuçiq ka thënë se në secilin vend do të përsëris fjalët e kryeministrit të Kosovës Kurti se marrëveshjet e arritura me presion dhe frikësim nuk vlejnë asgjë, shkruan “Kurir”.

Ai ka thënë se Prishtina gjithnjë e më qartë po kthehet kundër presidentit amerikan Tramp dhe njerëzve të tij, këtë e tha duke komentuar deklaratën e Kurtit për gazetën gjermane Frankfurter algemajne cajtung (FAZ).

Sipas tij po shihen hapur sulmet e Kurtit ndaj Grenel dhe sulmet e fshehura ndaj O’Brajan, ndërkohë që kërkon strehim në administratat e dy vendeve evropiane. Vuçiq tha se pajtohet me Kurtin se nënshkrimi në diçka që është marr me presion nuk ka validitet duke përkujtuar me këtë rast agresionin e 19 vendeve ndaj Serbisë, ndonëse paralajmëron biseda të vështira në vizitën që do të bëjë në Berlin.

Vuçiq ka thënë se kryeministrja Brnabiç dhe Gjuriq kanë analizuar deri vonë deklaratën e Kurtit dhe situatën rreth Kosovës në Gjermani dhe ShBA dhe duket qartë se qeveria e Prishtinës po kthehet kundër Trampit. Kurti me veprime dhe fjalë të hapura sulmoi të dërguarin special për dialog Greneë dhe njerëzit tjerë të Trampit si O‘Brajan.

“Kjo se nuk do të dëgjohet me ta dëshmon se ai strehim dhe çerdhe për vete synon të gjejë në administratat e dy vendeve evropiane. Mënyra në të cilën analistët promovojnë Kurtin qartë dëshmon se për cilat vende bëhet fjalë tha Vuçiq duke vlerësuar shumë me rëndësi faktin se amerikanët shumë racionalist janë përqendruar në lidhje me raportin ndaj heqjes së taksës nga Prishtina.

Ajo që disa vende evropiane kërkojnë që ne të falënderohemi për heqjen e pjesshme të taksës, ai krahasoi me dhunuesin në shtëpi që rrah gruan me grusht çdo ditë, ndërsa më pas thotë se tash vetëm do i jep shuplakë, ndërsa gruaja duhet të thotë se ai është i kujdesshëm dhe meriton vëmendje.

“Atë do të donin disa vende evropiane sepse mbështesin Kurtin se është orientuar si anti-amerikan, përkatësisht ata e shtyjnë kundër ShBA për shkak konfliktit që ekziston mes vendeve perëndimore” tha Vuçiq.

Lidhur me refuzimin e Kurtit për të biseduar për statusin e Kosovës, Vuçiq tha se ai nuk di për çka do të bisedohet. “ Njeriu nuk duhet të bisedoj. Deri tash vetëm pak kërcënoi, vajzën time në kontestin që njerëzit e mençur nuk do e bënin kurrë” tha Vuçiq

Ai tha se pajtohet me Kurtin se marrëveshjet e arritura me presion nuk vlejnë, gjë që do përsëris kudo, duke nisur nga vizita dhe qëndrimi në Berlin ku do takohet me kancelaren Merkel, takim që e vlerësoi shume me rëndësi. “kemi raporte tl mira e korrekte, por bisedimet me Merkel rreth Kosovës nuk do të jenë të lehta” tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago