POLITIKE

Vuçiq: Serbia humbi luftën dhe kapitulloi me 1999, takimi në Washington do ketë pasoja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, të shtunën tha se shqetësohet më shumë se për asnjë tjetër gjë – temat në bisedimet në Washington e Bruksel për Kosovën. Ai shtoi se nuk ka shumë arsye që serbët të jenë shumë optimist për takimin në Shtëpinë e Bardhë.

Me gjithë shqetësimin e Vucic ai përsëri konsideron se administrata e Trump sillet ndaj Serbisë me më shumë respekt sesa presidentët e kaluar.

“Ne arritëm të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, e kjo nuk ishte pozita në të cilën ishin në vitet e 90’ta. Ne nuk kemi asin nën mëngë, duhet të kujdesemi për të ardhmërinë e vendit, popullatën tonë në Kosovë e Metohi dhe duhet të jemi ata që gjithmonë kujdesen për të gjithë banorët e Serbisë. Është interes i yni vital të ruajmë paqen” tha Vucic.

Presidenti serb megjithatë shton se Beogradi nuk ka shumë hapësirë të jetë i kënaqur e gëzuar në bisedimet në Shtëpinë e Bardhë. Siç tha pasi ishte humbur pjesërisht lufta në vitin 1999, ishte nënshkruar edhe kapitullimi i pjesshëm e nuk mund të themi që kjo nuk do të ketë asnjë pasojë.

“Bisedimet në Washington do të mbahen me 3 ose 4 shtator, pasi ekziston mundësia që do të vijë edhe Presidenti Trump. Nuk po shkojmë atje për piknik e biseda të lehta, shqiptarët nuk duan të flasin për ekonominë. Për ne nuk është problem të flasim për çfarëdo. Nëse na ofrojnë të pranojmë Kosovën në këmbim të integrimeve euro-atlantike, jo faleminderit. Jam i gatshëm, i përgatitur e gjatë gjithë jetës luftoj, gjithsesi do të jetë vështirë.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago