epa09208380 Serbian President Aleksandar Vucic talks to media at press conference after meeting with Czech President Milos Zeman at Prague Castle in Prague, Czech Republic, 18 May 2021. Vucic is on three-day state visit to Czech Republic. EPA-EFE/MARTIN DIVISEK
Situata rreth vizitës së ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov në Serbi më 7 qershor po “ndërlikohet”. Kështu deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiq më 2 qershor, duke folur në konferencën Globsek në Bratislavë.
“Situata rreth ardhjes së Lavrovit po bëhet më e ndërlikuar në çdo kuptim, por unë nuk jam ende gati të flas për këtë. Ekziston një pyetje, si do të arrijë Lavrov, çfarë… e të tjera. Do të shohim”, është përgjigjur Vuçiq ndaj një pyetjeje të gazetarëve të bërë gjatë forumit nga kanali televiziv RTS.
Gazetarët gjithashtu e pyetën Vuçiqin nëse ekzistonte mundësia që kancelari gjerman Olaf Scholz ta anulonte vizitën e tij në Serbi më 10 qershor nëse Lavrov do të vinte dhe nëse ky do të ishte një lajm i keq për vendin e tij.
Vuçiq u përgjigj se gjithsesi ky do të ishte një lajm i keq për Serbinë.
“Shpresoj që kjo të mos ndodhë. Le të shohim së pari nëse do të arrijë Lavrov dhe më pas gjithçka tjetër. Ka reagime edhe nga vende të tjera”, ka thënë Vuçiq.
Kujtojmë se më herët u njoftua se kreu i diplomacisë ruse Sergei Lavrov do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 7 qershor.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…