Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili sonte pritet të mbajë një miting në Serbi, ka dhënë urdhër që Forcat e Armatosura të Serbisë të vihen në gjendje gatishmërie për shkak të ngjarjeve në në Veri.
“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka lëshuar sot një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë” raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
“Presidenti dhe komandanti i përgjithshëm Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Ushtrisë Serbe në nivelin më të lartë dhe kanë urdhëruar që të lëvizin menjëherë në drejtim të vijës administrative me Kosovën”, shkruan agjencia serbe. Për këtë më vonë ka folur edhe Ministri serb i Mbrojtjes. “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak para orës 14 :00 i lëshoi një urdhër ushtrisë për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë dhe që nga ai moment Ushtria filloi aktivitetet e saj”, tha ministri i Mbrojtjes Milosh Vuçeviq. “Është urdhëruar një lëvizje urgjente drejt vijës administrative me Kosovën”, shtoi Vuçeviq./
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…
Zana Guxholli, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, deklaroi se me nafta…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të…