Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e luan Volodymyr Zelenskyn, president i Ukrainës, duke vënë bast se Perëndimi do të jetë fitues i madh në gjithë këtë që po ndodh.
Ai nga New Yorku, është mburrur se si asnjë përfaqësues i Kosovës nuk mund të futet në sallën e OKB-së ku mbahen mbledhjen, ndërkohë që sipas tij, në ndërtesë “i fut ndonjë zyrtar”.
“I fut ndonjë zyrtar në ndërtesë, sikurse unë që mund të fus ndonjë njeri të rrugës”, ka thënë ai, përcjell të mërkurën B92.
Ai ka vazhduar edhe me fyerje, duke përmendur edhe mizat.
“Ai dëshiron që gjatë gjithë kohës të luajë Zelenskyn, duke llogaritur se Perëndimi është një fitues i sigurt dhe ai dëshiron të vendoset në maje të tyre. Te ne thuhet ndryshe, miza që dalin nga fundshpina. Ai provokon gjithë kohën duke shkaktuar konflikt, por ne do ta shmangim. Kjo është shenjë e forcës sonë”, tha Vuçiq.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…
Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…