Pas urdhrit për mobilizim ushtarak, në Rusi kanë shpërthyer protestat kundër vendimit të presidentit, Vladimir Putin.
BBC raporton se më shumë se 1000 persona janë arrestuar pasi morën pjesë në protesta në 15 qytete të ndryshme, shkruan The Guardian.
Ndalimi i tyre erdhi pasi aktualisht në Rusi, tubimet konsiderohen të paligjshme dhe janë të ndaluara. Pas fjalëve të Putin, i cili shpalli mobilizimin e pjesshëm në lidhje me luftën në Ukrainë, fluturimet direkte të planifikuara për sot dhe orët në vijim nga Moska për në kryeqytetet e vendeve “mike” u shitën menjëherë.
Gjithashtu brenda disa orësh, u ezauruan dhe fluturimet për në Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan.
Çmimet e biletave kapën qiellin, sipas mediave të pavarura ruse, që raportojnë se bileta më e lirë nga Moska për në Dubai kapi vlerën e 300 mijë rublave, thuajse 5 mijë euro, që është rreth pesëfishi i pagës mesatare mujore në Rusi
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…