POLITIKE

Vuçiqi “në luftë” me perëndimin: Po rrejnë se Serbia po do luftë në Ballkan – nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë e as të ShBA-së

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në debatin e përgjithshëm të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u mblodhën më shumë se 140 liderë botërorë dhe përfaqësues shtetërorë, ka hedhur akuza të rënda nga shteteve të mëdha demokratike.

Në fjalën e tij, ai ka akuzuar perëndimin se kanë shkelur ligjet ndërkombëtare në rastin e Kosovës, teksa ka lexuar edhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së për Kosovën.

Aty, sipas tij, thuhet se në Kosovë nuk lejohet asnjë forcë e armatosur, përpos KFOR-it.

Vuçiqi i quajti “agresorë” shtetet perëndimore, të cilat vazhdojnë të mbështesin Kosovën e pavarur. “Ata që kryen agresion ndaj Serbisë, që tentojnë të ndajnë një pjesë të territorit të saj, ende tentojnë të na bindin se e vetmja zgjidhje demokratike dhe e arsyeshme është ndarja e Kosovës dhe Metohisë nga Serbia dhe po i ofrojnë armatim çdo ditë asaj që vetëquhet sot e ashtuquajtur Forcë e Armatosur e Kosovës dhe ajo që nesër do të bëhet Forcë e Armatosur e Shqiptarëve në territorin e Serbisë”.

Ai tha se i ka pyetur ndërkombëtarët se në bazë të çfarë dokumenti ndërkombëtar e bëni këtë, dhe thotë se merr përgjigjen “më budallallëqe të mundshme në botë”. “Ne nuk e pranojmë kartën e OKB-së dhe Rezolutën, sepse për ne situata ka ndryshuar, sepse e kemi njohur pavarësinë e Kosovës 15 vjet më parë”, tha Vuçiqi.

Me këtë, ai tha se na thonë se Serbia e merr mesazhin se “ne jemi fuqia, jemi Zoti, nuk na intereson për OKB-në, për ligjin. Mund të bëjmë çfarë të duam, si të duam dhe kur të duam”.

Ai kërkoi ndihmë nga shtetet “mike” siç i quajti ai, e jo nga “shtetet kukulla e satelite”. “Çfarë mund të bëjmë ne si shtet i vogël, si të luftojmë? Sepse të gjithë në botë flasin për Ukrainën, e askush për Serbinë. Por edhe nëse flasin, thonë se po duam të nisim një luftë në Ballkan me urdhër të Rusisë. Kanë gënjyer për dy vjet e gjysmë”.

“Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë e as të ShBA-së”, tha ai, teksa mori duartrokitje nga hiç më pak se ish-ambasadori i Serbisë në ShBA, tash ministri i Jashtëm, Marko Gjuriq.

Ndër të tjera, Vuçiqi foli edhe për dialogun me Kosovën nën lehtësimin e BE-së, për çka tha se vendi i tij është i përkushtuar që ta vazhdojë.

“Do të mbesim të përkushtuar në dialogun me Prishtinën, dhe do të luftojmë të ruajmë paqen”, deklaroi Vuçiqi në fjalën e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago