Aleksandar Vuçiq, tha të martën se e ka kuptuar kritikën e ambasadës amerikane për blerjen e armëve kineze dhe të njëjtën e interpreton si një “komunikatë politike”.
“Sa herë që vendosim të blejmë diçka (nga armët), dikush gjithmonë ka diçka kundër nesh, dhe kjo është logjike”, tha Vuçiq gjatë një vizite në sheshin Sava në Beograd.
Ky është komenti i parë i Vuçiqit lidhur me deklaratën e ambasadës amerikane në Beograd dhënë për Radion Evropa e Lirë më 10 gusht, ku thuhet se qeveritë duhet të kuptojnë rreziqet dhe kostot afatshkurtra dhe afatgjata nga të bërit biznes me kompanitë kinez.
Presidenti Vuçiq tha se Serbia ende nuk e ka blerë sistemin raketor kinez për mbrojtje të tipi FK-3, por që ka “menduar për të”.
“Ne gjithmonë do të marrim vendime vetë. Përndryshe, FK-3 nuk është në listën e sanksioneve amerikane,” tha Vuçiq.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi tha më 10 gusht ka thënë se blerja e pajisjeve ushtarake dhe mbrojtëse është një vendim sovran.
Blerja e sistemeve raketore për mbrojtje, FK-3, është përfshirë në raportin vjetor të kompanisë shtetërore për armët, Jugoimport SDPR, që i është dërguar Agjencisë për Regjistra të Biznesit.
Vuçiq gjithashtu nënvizoi se Serbia është një “vend i lirë, sovran”, duke shtuar se nuk do të rrezikonte interesat e vendit.