Presidenti i Serbisë Vuçiq deklaroi se Palmer e Grenell konsiderojnë se është me rëndësi heqja e plotë e taksës nga Prishtina, ai falënderoi zyrtarët amerikan në sinqeritet dhe insistimin e tyre të fuqishëm për heqjen e taksës dhe mos mbështetjen e Kurtit në heqjen e pjesshme, shkruan “B92”.
“Ata konsiderojnë se është shumë me rëndësi heqja e plotë e taksës në mënyrën që të diskutohen çështjet thelbësore. Unë nuk e kam problem takimin me Thaçin apo Kurtin në panele, por diskutime thelbësore mund të bëhen vetëm pas heqjes së taksës. Këtë ia thash edhe Palmeri”, duke nënvizuar se në të kundërtën mund të diskutohen vetëm çështjet teknike.
Në pyetjen nëse mund të takoj Thaçin në ShBA, Vuçiq tha ende nuk e di nëse do ketë takim.
“Nuk kam asgjë kundër takimeve, por pres rezultatet nga taksat. A do të takohemi diku, nuk është problem, por biseda të vërteta për çështje statusi nuk do të ketë “, tha Vuçiq që përkujtoi takimet me Kurtin edhe Thaçin në Minhen.
Ai tha se në ShBA po ballafaqohet me fushatën që shqiptarët e kanë nisur përmes filmit të regjisorit kroat, Jakov Sedlar që tenton që serbët të i paraqes në dritën e errtë gjatë luftës së dytë botërore.
“Kinse qeveria e Nediqit ka ndjekur izraelitët pa fakte edhe të dhëna, ndërsa sikur shqiptarët dhe myslimanët i kanë mbrojtur ata”, tha Vuçiq.
Ai përmendi se në film ka plotë gabime siç është ardhja e Ajnshtajnit në Amerikë dhe të tjera.
“Po tentojnë të pamundësojnë zërin e Serbisë në konferencën AIPAC, por do përpiqem që të përgjigjem në mënyrën më të mirë”, tha ai duke shtuar se a thua sa para janë paguar që mos të përmendet Jasenovci.