POLITIKE

Vuçiqit nuk i mjafton vendimi i Kurtit, kërkon heqje të plotë të taksës që të kthehet në dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këmbëngulë në heqjen e tërësishme të taksës nga ana e Kosovës. Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqje të pjesshme të taksës nuk ia ka mbushur syrin atij që të kthehet në dialog.

Ai thotë se dialogu me Kosovën mund të vazhdojë vetëm pas largimit të plotë të masës 100% të vendosur nga qeveria e kaluar në nëntor 2018.

Pas takimit në Uashington me Matthew Palmer, Vuçiq tha se i Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është pro heqjes së plotë të taksës së vendosur ndaj mallrave serbe.

“Palmer pajtohet me ambasadorin Richard Grenell që tarifat duhet të hiqen plotësisht. Nuk ka diskutime thelbësore me Prishtinën dhe nuk do të ndodhë derisa ata të heqin tarifat. Mund të flasim për asgjë, mund të takohemi, por nuk ka diskutime thelbësore për çështje të rëndësishme”, është shprehur Vuçiq, i cili ndodhet për vizitë në SHBA.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se më 15 mars do ta heqë taksën ndaj lëndës së parë nga Bosnja e Serbia.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditore. Nëse Serbia nuk e përfill qëndrimin e Kosovës dhe nuk fillon heqjen e barrierave, me fillim nga data 1 prill do të nisë zbatimi i reciprocitetit, njëherë me fushën e tregtisë e pastaj në fushën ekonomisë. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe 90 ditësh për heqjen e tarifës për lëndën e parë, atëherë Qeveria nga data 15 qershor do ta kthejë tarifën deri në zbatimin e reciprocitetit”, është shprehur Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago