Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, po pretendon se “një nga shërbimet më të mëdha të inteligjencës në botë, që nuk është më e madhja” e ka informuar se qëndrimet e tij politikë janë të papranueshme dhe që nëse nuk ndryshon dhe braktis politikën lojale ndaj Vuçiqit atëherë ai nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë, shkruan N1.
Këto deklarata Vulin i ka bërë në TV Pink, duke thënë se ky shërbim inteligjence e ka paralajmëruar se do të bëjnë gjithçka për ta rrëzuar duke organizuar një kampanjë mediale kundër, nëse nuk i ndryshon qëndrimet politike.
“Vuçiq është informuar rreth kësaj nga shërbimet tona të inteligjencës që kjo është përgatitur dhe unë pres një sulm masiv javën e ardhshme”, ka thënë Vulin.
Vulin ka thënë se kushti ka qenë që “të pranojë të punojë për ta, ta lë politikën’. Por thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodh. Vulin ka thënë se ata janë të shqetësuar për qëndrimet e tij për “Botën Serbe”, qëndrimet ndaj BE-së dhe Rusisë.
“Unë punoj vetëm për popullin serb dhe shtetin serb”. Unë i jam besnik presidentit të të gjithë serbëve – Vuçiq”, ka thënë Vulin
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…