Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin tha me rastin e kërkesës së fundit të kryetarit të parlamentit malazez Aleksa Beçiq që Serbia ta ekstradojë Svetozar Maroviqin i cili akuzohet në Mal të Zi për korrupsion.
“Nëse Beçiq mendon se e ‘ashtuquajtura Kosovë’ është një shtet, le ta thotë hapur dhe t’ua shpjegojë serbëve në Malin e Zi, dhe mos u fsheh pas historisë për pozicionin e bashkësisë ndërkombëtare. Të dyja, Rusia dhe Kina janë bashkësia ndërkombëtare, kështu që Beçiq nuk thotë se do ta respektojë qëndrimin e tyre se e ashtuquajtura Kosovë nuk është shtet “, theksoi Vulin, njoftoi Ministria e Brendshmee Serbisë, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Në vitin 2017, Mali i Zi lëshoi një urdhër për Svetozar Maroviqin dhe djalin e tij Miloshin, për vuajtjen e një dënimi me burg për keqpërdorime në Budva, që shkaktoi dëme multimilionëshe në buxhetin lokal, transmeton Klankosova.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…