POLITIKE

Vulin nxjerr “sekretet” e Dodik: Bashkimi i Serbisë ka filluar

Aleksandër Vulin paralajmëron se bashkimi i Serbisë është një proces që tashmë ka nisur dhe nuk mund të ndalet.

Anëtari i Senatit të Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë dhe ish-drejtori i Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë në Serbi e dha këtë koment duke folur për versionin ballkanik të Russia Today.

“Dita e nëntë janarit nuk është festë për Republikën Srpska, por për të gjithë serbët, kudo që jetojnë”, u shpreh ai duke pretenduar se Republika Srpska u fitua me armë dhe jo nga vullneti i fuqive të mëdha.

“Republika Srpska dhe Serbia janë një, dhe serbët, kudo që jetojnë, janë një. Procesi i bashkimit ka filluar dhe ai thjesht nuk mund të ndalet”, nënvizon Vulin.

Ai pretendoi se kjo nuk është një sfidë për rrëzimin e marrëveshjes së Dejtonit, pasi sipas tij “çdo rivizatim përbën kërcënim për paqen në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Ish-kryespiuni serb mbrojti presidentin Vuçiç duke thënë se përballet me presion të madh nga ndërkombëtarët për të hequr dorë nga ndikimi në Republika Srpska.

Vulin sqaroi se bashkimi do të nisë nga pjesëmarrja aktive në politikë në vendet respektive, duke filluar nga lejimi i marrjes pjesë në votime të njerëzve nga Republika Srpska për në Serbi.

Vulin është larguar nga politika dhe institucionet në Beograd, pas sanksionimit nga Shtetet e Bashkuara. Dodik, gjithashtu në listën e zezë amerikane, i ofroi atij një post në senat dhe një rol në politikën aktive të Republika Srpska në Bosnje. Të dy janë miq të presidentit Rus, Vladimir Putin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

4 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

8 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

9 orë ago