Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ndodhet në një vizitë zyrtare në Rusi, ku të hënën, më 12 gusht, mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të partizanëve jugosllavë në Parkun Patriot pranë Moskës.
Me atë rast, siç ka njoftuar Qeveria e Serbisë, Vulin ka thënë se “serbët dhe rusët e fituan lirinë e tyre në Luftën e Dytë Botërore dhe lirinë u sollën edhe kombeve të tjera”.
“Serbët dhe rusët nuk kanë zgjedhur kurrë anën e gabuar të historisë”.
Qeveria e Serbisë njoftoi se Vulin do të takohet me zyrtarët më të lartë të Rusisë në Moskë, si dhe do të vizitojë ekspozitën e pajisjeve ushtarake në kuadër të Forumit Ushtarak dhe Teknik Ndërkombëtar “Ushtria 2024”.
Kjo është vizita e tij e dytë zyrtare në Rusi që kur u zgjodh në postin e zëvendëskryeministrit të Serbisë më 2 maj.
Më parë, në mesin e qershorit, ai u takua me drejtuesit e shërbimeve ruse të sigurisë.
Ai ka shkuar në Rusi në disa raste që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, shkruan REL
Ajo është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të saj me Rusinë.
Qeveria e Serbisë njoftoi se ministri pa portofol Nenad Popoviq, i cili është edhe kryetar i pjesës serbe të Komitetit Ndërqeveritar Serbo-Rus për Bashkëpunim Tregtar, Ekonomik dhe Shkencor-Teknik, këtë javë do të jetë për vizitë zyrtare në Moskë.
Popoviq të martën, më 13 gusht, do të takohet me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.
“Është një takim koordinues i Komisionit Ndërqeveritar, ku palët do të diskutojnë për përgatitjen e seancës së ardhshme të atij komisioni, si dhe planin e aktiviteteve për periudhën e ardhshme”, njofton Qeveria.
Për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Kremlinin, Popoviç është gjithashtu në listën e sanksioneve amerikane.
Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë, kohë gjatë së cilës Serbia nuk ka hequr dorë nga lidhjet e saj me Rusinë.
Zyrtarisht, Beogradi mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por refuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës, e cila, si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, po kërkohet nga partnerët e saj perëndimorë.
Ai e arsyeton refuzimin e tij me lidhjet miqësore me Rusinë, por edhe me mbështetjen që merr prej saj në nivel ndërkombëtar.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…