POLITIKE

Vulin takon Putinin: Serbia nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar të mërkurën me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vulin në margjina të një forumi ekonomik në Vlladivostok.

Në takim, i cili është transmetuar drejtpërdrejt në platformën YouTube, Vulin ka thënë se Serbia nuk është vetëm partnere strategjike, por edhe aleate e Rusisë.

Ai ka thënë se për shkak të qëndrimit të vet, Serbia është nën presion të jashtëzakonshëm.

“Mirëpo, Serbia, e udhëhequr prej presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është Serbi që nuk do të bëhet kurrë anëtare e paktit të NATO-s, që nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do të lejojë kurrë që veprime anti-ruse të kryhen prej territorit të saj”, ka thënë Vulin.

Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë më parë për Zërin e Amerikës se qëndrimi amerikan ndaj Vulinit “dihet mirë” dhe që ai është nën sanksione amerikane.

Paraprakisht, Bashkimi Evropian u ka thënë mediave në Serbi se “mbajtja e lidhjeve me Rusinë në kohën e agresionit kundër Ukrainës, nuk është në përputhje me vlerat e BE-së dhe procesin e anëtarësimit”.

“BE-ja ka qenë krejtësisht e qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuar dhe të paarsyetuar të Rusisë kundër Ukrainës”, ka thënë blloku evropian në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë më 3 shtator.

Forumi në Vlladivostik të Rusisë do të mbahet prej 3 deri më 6 shtator.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se vizita e Vulinit në Rusi nuk përbën “asgjë aq të tmerrshme”.

“Ne nuk kemi shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Federatën Ruse, nuk është e ndaluar për askënd që të takohet përfaqësuesit e Federatës Ruse”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

Vuçeviq ka thënë se Serbia nuk e inkurajon luftën në Ukrainë dhe nuk e mbështet shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.

Ai ka rikujtuar që edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, si kryeministër i një vendi anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka qenë së fundmi në Moskë dhe është takuar me Putinin.

“Nëse Orbanit i lejohet, natyrisht që edhe Vullini mund ta takojë. Nuk shoh ku është ndryshimi apo qasja ndryshe”, ka thënë kryeministri i Serbisë.

Vulin ka qenë disa herë në Moskë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ai është i njohur për lidhjet e tij me Rusinë, ndërsa prej 11 korrikut të vitit të kaluar është futur në listën e zezë amerikane për “korrupsion dhe veprime destabilizuese” me qëllim të avancimit të agjendave dhe interesave të tij personale, duke i bërë dëm paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

11 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

18 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

24 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago